Sport

FIBA Kupa e Botës: SHBA ndalet nga Franca

Franca shtangu amerikanët në Qendrën e Basketbollit në Dongguan në fitoren e tyre të parë në Kupën e Botës ndaj ekipit të SHBA-ve

Fatih Erel   | 11.09.2019
FIBA Kupa e Botës: SHBA ndalet nga Franca

Stamboll

Seria e 58 fitoreve resht të ekipit kombëtar të SHBA-ve në basketboll i erdhi fundi sot, me humbjen prej 79-89 nga Franca në çerekfinalen e FIBA Kupës së Botës në Kinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Franca shtangu amerikanët në Qendrën e Basketbollit në Dongguan në fitoren e tyre të parë në Kupën e Botës ndaj ekipit të SHBA-ve.

Humbja gjithashtu i dha fund serisë së amerikanëve të pesë titujve kryesorë nëpër turne të mëdha.

Franca të premten në Pekin do të përballet me Argjentinën për gjysmëfinalen.

Lojtari i ndeshjes ishte Rudy Gobert i Francës me 21 pikë, 16 kërcime, 3 blloqe, 2 asistime dhe 1 vjedhje.

Donovan Mitchell kryesoi SHBA-të në pikë, duke përfunduar me 29 pikë.

Ekipi i SHBA-ve ishte i pamposhtur gjatë 13 viteve të fundit në Kupat e Botës dhe Olimpiadë.

Ekipi përbëhet nga lojtarë të NBA-së, por Kemba Walker është i vetmi All-Star plejmejker për ekipin e SHBA-ve në Kinë.

Shumë superstarë, përfshirë Lebron James, Klay Thompson, DeMar DeRozan, Jimmy Butler, James Harden, Russell Westbrook, Kyrie Irving dhe Kevin Durant, nuk u përfshinë për shkak të lëndimeve ose nuk vendosën të luajnë për ekipin e SHBA-ve me qëllim për t’u përgatitur për sezonin 2019-2020 të NBA-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın