Muhammed Enes Çallı
12 Janar 2022•Përditësim: 12 Janar 2022
Klubi i basketbollit nga Stambolli Fenerbahçe Beko shënoi fitore ndaj Olimpiacos me rezultatin 94:80 në ndeshjen e raundit të 20-të të Euroligës Turkish Airlines, raporton Anadolu Agency (AA).
Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen pasi kryesuan me rezultatin 39:36 në fund të pjesës së parë në sallën Ulker Sports në Stamboll.
Por Fenerbahçe Beko arriti fitore pas një rikthimi në pjesën e dytë, ndërsa Melih Mahmutoğlu ishte shënuesi më i mirë me 17 pikë.
Achille Polonara kishte 15 pikë dhe Dyshawn Pierre 14 për të kontribuar në fitoren e skuadrës turke.
Për skuadrën greke Olympiacos u dalluan Tyler Dorsey dhe Kostas Sloukas, secili me nga 14 pikë.
Fenerbahçe renditet në vendin e 10-të me tetë fitore dhe 10 humbje në renditjen e Euroligës, ndërsa Olympiacos ka 12 fitore dhe gjashtë humbje duke zënë vendin e tretë në renditje.