Selçuk Buğra Gökalp
05 shtator 2023•Përditësim: 06 shtator 2023
Mbrojtësi i Bregut të Fildishtë, Eric Bailly, është transferuar te klubi turk Beşiktaş, transmeton Anadolu.
“Klubi ynë ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedin për transferimin përfundimtar të mbrojtësit Eric Bailly”, thuhet në deklaratën e klubit turk të futbollit.
Bailly, 29-vjeçari nga Bregu i Fildishtë, fitoi Ligën Europa të UEFA-s në vitin 2017 me Manchesterin dhe Kupën e Kombeve të Afrikës 2015 me ekipin kombëtar të Bregut të Fildishtë.
Në karrierën e deritanishme, Bailly ka luajtur për Espanyolin, Villarrealin, Manchester Unitedin dhe Marseillen, ku ishte i huazuar sezonin e kaluar.
Në fanellën e Bregut të Fildishtë ka bërë 49 paraqitje dhe ka shënuar dy gola.