Can Erözden
28 Gusht 2019•Përditësim: 29 Gusht 2019
Udhëtimi i tenistit austriak Dominic Thiem në turneun US Open përfundoi të martën kur Thomas Fabbiano i dha një eliminim të hershëm nga gara, raporton Anadolu Agency (AA).
Tenisti i 87-të në renditjen botërore Fabbiano eliminoi austriakun në raundin e parë me rezultatin 3-1 në sete, 6-4, 3-6, 6-3 dhe 6-2.
Tenisti numër 4, Thiem, i cili ishte finalist në Roland Garros (French Open) më 2018 dhe 2019, u largua nga turneu Grand Slam me një rezultat të dobët.
Nga ana tjetër, tenisti spanjoll Rafael Nadal u kualifikua në raundin e dytë, duke fituar kundër John Millman nga Australia me rezultatin 3-0 në sete, 6-3, 6-2 dhe 6-2.
Tenisti i dytë në renditje Nadal së fundmi e fitoi titullin e US Open në vitin 2017.
Ndërkaq, në garën e femrave, tenistja amerikane Sloane Stephens gjithashtu u përball me një eliminim të hershëm nga turneu.
Stephens, kampione e vitit 2017 në US Open, humbi kundër tenistes së 127-të Anna Kalinskaya nga Rusia me rezultatin 2-0 në sete, gjegjësisht 6-3 dhe 6-4.