Abdullah Aşıran
25 Dhjetor 2017•Përditësim: 25 Dhjetor 2017
ROTTERDAM (AA) - Trajneri holandez, Dick Advocaat, ka arritur marrëveshje me Sparta Rotterdam të Ligës së Parë të Futbollit në Holandë (Eredivisie), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e publikuar nga klubi, bëhet e ditur se kanë arritur marrëveshje me 70 vjeçarin Advocaat dhe se ai do ta drejtojë klubin duke filluar nga pjesa e dytë e këtij sezoni.
Sparta Rotterdam këtë sezon në Eredivisie arriti të fitojë 11 pikë në 17 ndeshje, ndërsa renditet në vendin e 17-të të tabelës me 18 ekipe.
Advocaat më parë 3 herë ka drejtuar kombëtaren e Holandës, ndërsa ai ka qenë trajner edhe i Fenerbahçe, AZ Alkmaar, PSV, Glasgow Rangers, Zenit si dhe kombëtares së Rusisë.