Bakir Tiro
25 Dhjetor 2017•Përditësim: 25 Dhjetor 2017
BERLIN (AA) – Real Madridi më nuk është dëshira ime, theksoi Pierre-Emerick Aubameyang, sulmuesi i Borussia Dortmund i cili gjatë një viti theksonte se do të dëshironte të luante për “klubin mbretëror”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Golashënuesi i dytë në Bundesligën gjermane në sezonin rrjedhës mund të vazhdojë në rivalin e Realit, Atletico, ndonëse për shërbimet e tij janë të interesuar Manchester United, PSG dhe Barcelona.
“Në Atletico kërkojnë lojtarë nga mbarë bota. Nëse Griezmann ik nga klubi, gjithçka është e mundur. Ndoshta përfundojë në Atletico Madrid”, tha Aubameyang duke konfirmuar se nuk e ka vazhduar kontratën me Borussia Dortmund.
“Tregu është i hapur edhe për mua”, tha Aubameyang.