Bakir Tiro
26 Dhjetor 2017•Përditësim: 27 Dhjetor 2017
BARCELONË (AA) – Andres Iniesta dhe Lionel Messi në klubin e futbollit Barcelona luajnë me vite. Së bashku janë që nga ekipi në grupmosha të reja në "Camp Nou", raporton Anadolu Agency (AA).
Ata bashkëpunojnë mrekullueshëm në fushë, gjë të cilën e dëshmuan edhe në stadiumin ”Santiago Bernabeu” në Madrid, ku Barcelona mposhti Real Madridin me rezultatin 3:0.
"Njihemi në mënyrë të përkryer. E dimë saktë se ku lëvizim në fushë dhe hapësirën të cilën e mbulojmë. Mund edhe pa shikuar të di se ku ndodhet Messi në fushë. Të luash me dikë kaq kohë të gjatë marrëdhëniet e ndërsjella i bën shumë më të mira", ka thënë Iniesta, duke shtuar se nuk mendon që të largohet nga Barcelona, e cila kryeson tabelën në La Ligën spanjolle me një diferencë prej 14 pikësh nga Real Madridi.