Ekip
06 Qershor 2022•Përditësim: 06 Qershor 2022
Delegacionet e Türkiye-s (Turqisë) dhe Katarit po konsultohen për çështjen e punimeve përgatitore për masat e sigurisë që do të merren në Kupën e Botës FIFA 2022, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme e Katarit thuhet se delegacioni i Katarit nën kryesimin gjeneral majorit, Abdulaziz Abdullah al-Ansari, shefi i Komitetit të Operacioneve të Sigurisë për Kupën Botërore u takua në Doha me delegacionin turk të kryesuar nga zv.ministri i Brendshëm Muhterem Ince.
Në bisedë u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit me Doha-n në Kupën e Botës FIFA 2022 e cila do të fillojë në muajin nëntor në Katar.
Ince në një postim nga llogaria e tij në Twitter tha se po punojnë intensivisht që Kupa e Botës të zhvillohet në mënyrën më të sigurt dhe se me delegacionin e Katarit po konsultojnë punimet që do të zhvillohen.
Më parë është theksuar se nga Türkiye në Katar janë dërguar personel policor i rendit për të ofruar sigurinë në Kupën e Botës e cila do të mbahet në Katar në periudhën 21 nëntor - 18 dhjetor 2022.