Ekip
08 Dhjetor 2022•Përditësim: 09 Dhjetor 2022
Federata Spanjolle e Futbollit njoftoi se Luis Enrique nuk do të jetë më trajner i Spanjës pas eliminimit të skuadrës nga 1/16 e finales të Kupës së Botës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Federata njoftoi se ka emëruar trajnerin e U21 Luis de la Fuente si zëvendësues të Luis Enrique pas eliminimit shokues të Spanjës nga Kupa e Botës në të 16-ën e finales nga Maroku.
Spanja pati një fillim të mirë në Katar, duke mposhtur Kosta Rikën me rezultatin e thellë 7:0, por La Roja nuk pati fitore tjera në tre ndeshjet e fundit, pasi barazoi me Gjermaninë 1:1, kurse humbi 2:1 nga Japonia përpara se të eliminohej nga Maroku me penallti.
Luis Enrique në krye të ekipit kombëtar erdhi në vitin 2018 për të filluar rinovimin e skuadrës pas eliminimit të saj në të 16-ën e finales të Kupës së Botës në Rusi. Ai u largua përkohësisht për shkak të sëmundjes dhe vdekjes të vajzës së tij të vogël, por u kthye në vitin 2019.
Ai e ndihmoi Spanjën të arrinte në katërshen e fundit të Ligës së Kombeve dy herë, duke përfshirë këtë sezon dhe vitin e kaluar, kur në finale u mposht nga Franca.
Ai gjithashtu udhëhoqi Spanjën në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian në 2020, ku gjithashtu u mposht nga Italia në penallti.