Selçuk Buğra Gökalp
06 Qershor 2022•Përditësim: 08 Qershor 2022
Fanella e Los Angeles Lakers e veshur nga basketbollisti i famshëm Kobe Bryant gjatë sezonit të tij debutues u shit në ankandin e mbrëmshëm për 2 milionë e 735 mijë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ankandi u zhvillua nga shtëpia SCP Auctions.
Kjo ishte fanella me numrin 8 të sezonit 1996-97 ndërsa sipas fotografisë, Bryant e kishte të veshur në të paktën katër ndeshjet e tij debutuese në sezonin e NBA-së, përfshirë dy ndeshje të "play-off"-it.
Kampioni i pesëfishtë i NBA-së, Bryant, humbi jetën më 26 janar 2020 në një aksident helikopteri në Kaliforni.
Ai shënoi 81 pikë kundër Toronto Raptors në vitin 2006, që ishte performanca e dytë më e mirë në një ndeshje të NBA-së pas 100 pikëve të pabesueshme të Wilt Chamberlain kundër New York Knicks të vitit 1962.
I njohur si Black Mamba, Bryant ishte besnik i Lakers dhe kaloi gjithë karrierën e tij në këtë ekip. Ai fitoi dy medalje të arta olimpike me kombëtaren e SHBA-së dhe përfundoi karrierën e tij si lojtar në vitin 2016.