Vesna Besıc
28 Janar 2020•Përditësim: 29 Janar 2020
New York i ka dhënë lamtumirën e fundit dhe nderime yllit të basketbollit Kobe Bryant, i cili në moshën 41 vjeçare humbi jetën në fatkeqësi helikopteri, raporton Anadolu Agency (AA).
Simboli i New Yorkut, Empire State, është ndriçuar me ngjyrat e Los Angeles Lakers.
Bryant me Lakers-at ka fituar pesë tituj kampioni në NBA. Dy herë është shpallur MVP i finaleve të ligës NBA, ndërsa 18 herë ka marrë pjesë në ndeshjet All Star. Karrierën e tij e filloi në vitin 1996, ndërsa e përfundoi në vitin 2016.
Ylli amerikan i basketbollit Kobe Bryant (41) humbi jetën në një fatkeqësi helikopteri më 26 janar të vitit 2020, në Calabasas të Kalifornisë.