Doğa Kırmızıoğlu
05 Shtator 2020•Përditësim: 06 Shtator 2020
Futbollisti i Real Madridit, Dani Ceballos do të kalojë edhe një sezon tjetër në huazim tek Arsenali, njoftoi klubi i Premier Ligës angleze, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Arsenalit thuhet se lojtari spanjoll, 24-vjeçari Ceballos, i cili më parë ka luajtur për klubin londinez do të jetë në huazim të ekipit për një sezon tjetër.
Ceballos luajti një sezon të mirë në fanellën e Arsenalit dhe kontribuoi dukshëm në rezultatet në 37 paraqitjet për këtë klub.
Ai gjithashtu luajti në 9 ndeshje për kombëtaren e Spanjës.