Dejan Maksimoviç
14 Qershor 2016•Përditësim: 15 Qershor 2016
PARIS (AA) – Antonio Conte, trajneri i ekipit kombëtar të Italisë shkëlqente nga gëzimi pas fitores së të përzgjedhurve të tij ndaj Belgjikës në raundin e parë të grupit "E" në Euro 2016. Edhe pse belgët konsideroheshin si favorit të butë, italianët triumfuan me 2:0, kurse Conte theksoi unitetin brenda ekipit të tij, raporton Anadolu Agency (AA).
"Ishte një ndeshje e mirë, kemi luajtur në mënyrën e duhur, ashtu siç jemi përgatitur. Djemtë kanë ditur se si të përballen me presionin. Kemi luajtur kundër një kundërshtari shumë të fortë, i cili është një nga favoritet e kampionatit. Megjithatë, kemi treguar një unitet shumë të madh. Kështu ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Ende nuk kemi arritur asgjë, por shpresojmë se do arrimë rezultatet që këta djem e meritojnë. Kujdesem që të mbesim ekip dhe për asgjë tjetër. Kam 23 djem të talentuar, të cilët qëndrojnë mirë me njëri-tjetrin", tha Conte pas triumfit të tij në Lion.