Chelsea njofton nënshkrimin e mesfushorit Moises Caicedo
“Është një ëndërr e bërë realitet të jem këtu dhe mezi pres të filloj me ekipin”, tha Moises Caicedo
Istanbul
Chelsea njoftoi se ka nënshkruar mesfushorin nga Ekuadori, Moises Caicedo, nga klubi anglez Brighton & Hove Albion FC, transmeton Anadolu.
"Jam shumë i lumtur që i bashkohem Chelsea-t! Jam shumë i emocionuar që jam këtu në këtë klub të madh dhe nuk më duhej të mendoja dy herë kur Chelsea më thirri, thjesht e dija se doja të nënshkruaja për klubin", tha Caicedo në një deklaratë.
“Është një ëndërr e bërë realitet të jem këtu dhe mezi pres të filloj me ekipin”, shtoi ai.
Chelsea në një deklaratë se Caicedo ra dakord për një kontratë tetë-vjeçare në Stamford Bridge, me një opsion për një vit shtesë.
Detajet zyrtare financiare të marrëveshjes nuk janë bërë të ditura.
Caicedo shënoi tre gola në 32 ndeshje për kombëtaren e Ekuadorit.
21-vjeçari më parë ka bërë paraqitje për Beerschot dhe Brighton.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
