Dejan Maksimoviç
12 Prill 2017•Përditësim: 12 Prill 2017
NION (AA) – Aleksander Çeferin, president i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) dhe Gianni Infantino, kreu i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) kanë dënuar sulmin e mbrëmshëm në Dortmund, ku tre bomba shpërthyen pranë autobusit me lojtarët e Borussia Dortmund, ku si pasojë është plagosur Marc Bartra, futbollisti i Borusisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Bartra është operuar menjëherë mbrëmë pasi që pësoi një frakturë në dorë, kurse nga dora i janë hequr copëza qelqi.
"Jam thellë i shqetësuar nga shpërthimet që ndodhën në Dortmund. Vendimi për anulimin e ndeshjes të Ligës së Kampionëve në mes Borussia Dortmund dhe Monaco ishte i duhur, sepse prioritare kemi sigurinë e tifozëve, përfaqësueseve të klubeve dhe lojtarëve. Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj përfaqësueseve të të dyja klubeve, autoriteteve lokale dhe tifozëve për bashkëpunim", ka thënë Çeferin.
Infantino ka thënë se FIFA do të vazhdojnë të ndjek hetimet rreth shpërthimit, si dhe shërimin e Bartras.
"Mendjet e të gjithë neve në FIFA janë me popullin e Dortmundit dhe tifozët e të dy ekipeve, pas ngjarjeve tronditës të natës së kaluar. Me kujdes ndjekim gjendjen e Marc Bartras, lojtarit të Borusisë dhe i urojmë shërim të shpejtë. FIFA dënon incidentin në Dortmund, dhe të gjithë ne presim hollësira të mëtejshme në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur", tha Infantino.
Ndeshja Borussia - Monaco duhet të luhet sot, duke filluar nga ora 18:45. Ndeshja e kthimit është caktuar për 19 prill në stadiumin Louis II.