Doga Kirmizioglu
01 Shkurt 2018•Përditësim: 02 Shkurt 2018
ANKARA (AA) – Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit të Sportit (CAS), pranoi ankesën e 28 sportistëve rusë ndaj vendimit për ndalim të përjetshëm të marrjes me sport, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e bërë nga CAS, thuhet se janë analizuar dosjet e 39 nga 42 sportistët rusë të cilët nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) morën dënim të përjetshëm si pasojë e dopingut të përdorur gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2014 në Soçi.
Në njoftim më tej thuhet se meqenëse nuk janë gjetur dëshmi të mjaftueshme për përdorim të substancave të dopingut, 28 sportistëve rusë u është hequr dënimi dhe se janë të vlefshme çmimet që kanë marrë në Soçi.
Nga ana tjetër, për 11 sportistët rusë për të cilët u dëshmua se kanë përdorur doping, u tha se dënimi i shqiptuar është shumë i rëndë. Sportistët në fjalë, nuk do të mund të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2018 në PyeongChang ndërsa pas këtij organizimi do t’u përfundojë dënimi.
Gjithashtu, për atletet Olga Zaytseva, Olga Vilukhina dhe Jana Romanova hetimi për të cilat vazhdon ende, u tha se vendimi do të merret pas përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore 20018 të cilat do të nisin më 9 shkurt në Pyeongchang.
Sportistët rusë të cilëve u është hequr dënimi janë: Dmitry Trunenkov, Aleksei Negodailo, Olga Stulneva, Liudmila Udobkina, Aleksander Tretiakov, Sergei Chudinov, Elena Nikitina, Olga Potylitsyna, Maria Orlova, Alexander Legkov, Evgeniy Belov, Maxim Vylegzhanin, Alexey Petukhov, Nikita Kryukov, Alexander Bessmertnykh, Evgenia Shapovalova, Natalia Matveeva, Olga Fatkulina, Alexander Rumyantsev, Ivan Skobrev, Artem Kuznetcov, Tatyana Ivanova, Albert Demchenko, Ekaterina Lebedeva, Ekaterina Pashkevich, Tatiana Burina, Anna Shchukina, Ekaterina Smolentseva.
Ata të cilëve do t’u përfundojë dënimi pas PyeongChang 2018 janë: Aleksandr Zubkov, Alexey Voevoda, Alexander Kasyanov, Aleksei Pushkarev, Ilvir Khuzin, Julia Ivanova, Yulia Chekaleva, Anastasia Dotsenko, Galina Skiba, Anna Shibanova, Inna Dyubanok.
Në deklaratën pas takimit të Bordit Ekzekutiv të KON të mbajtur në dhjetor në qytetin Lozanë të Zvicrës, u bë i ditur ndalimi për pjesëmarrje të Rusisë në Olimpiadën Dimërore Pyeongchang 2018. Për atletët rusë të cilët dolën të negativ në testin antidoping, u njoftua se mund të marrin pjesë në mënyrë të pavarur dhe se do të garojnë nën titullin “Sportistë olimpik nga Rusia”.