AP
05 dhjetor 2015•Përditësim: 06 dhjetor 2015
MOSKË (AA) - Asociacioni Ndërkombëtar i Federatave të Atletikës (IAAF) ka njoftuar se ka suspenduar atleten ruse Tatyana Andrianova për skandalin e dopingut i cili është i vjetër mbi dhjetë vite, raporton Anadolu Agency (AA).
Andrianova ka rezultuar pozitive për një steroid të ndaluar "stanozolol" pas garës 800 metërshe në kuadër të Kampionatit Botëror në Finlandë në vitin 2005, në të cilin u stolis me medalje të bronztë.