Can Erözden
14 Gusht 2021•Përditësim: 15 Gusht 2021
Ekipi i ri garues i Premierligës angleze, Brentford, të premten mposhti Arsenalin me rezultatin 2-0 në ndeshjen hapëse të sezonit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Skuadra vendase Brentford kaloi në epërsi në minutën e 22-të pasi gjuajtja nga Sergi Canos në zonë kaloi pas portierit të Arsenalit, Bernd Leno.
Christian Norgaard i Brentford vulosi fitoren 2-0 në minutën e 73-të pasi mesfushori danez shënoi me një goditje me kokë pas një gjuajtjeje të gjatë nga vija anësore.
Premierliga tha se 16.479 spektatorë e ndoqën ndeshjen.
Brentford u shfaq në garat e larta të futbollit anglez për herë të parë që nga viti 1947.
Yjet e Arsenalit Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette munguan në ndeshje për shkaqe shëndetësore.