Brazili, ndalesa e radhës në Formula 1
Gara do të zhvillohet me 71 xhiro në pistën "Jose Carlos Pace" me një gjatësi prej 4.309 metrash në Sao Paulo
Istanbul
Kampionati Botëror në Formula 1 do të vazhdojë me fazën e 20-të të sezonit me Çmimin e Madh (Grand Prix) të Brazilit, raporton Anadolu.
Gara do të zhvillohet me 71 xhiro në pistën "Jose Carlos Pace" me një gjatësi prej 4.309 metrash në Sao Paulo. Gara sprint do të mbahet nesër në orën 15:00, xhirot e renditjes në orën 19:00 ndërsa gara të dielën më 9 nëntor në orën 18:00.
Tek McLaren kampione dy herë radhazi në klasifikimin e ekipeve, piloti britanik Lando Norris me 357 pikë dhe Oscar Piastri një pikë pas tij, ndodhen në dy vendet e para në renditjen e pilotëve.
Ndërsa holandezi Max Verstappen, kampioni i katër viteve të fundit në Red Bull, është në vendin e tretë me 321 pikë me 4 etapa të mbetura.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe skuadrave janë si në vijim:
- Pilotët
1. Lando Norris (Britani e Madhe): 357
2. Oscar Piastri (Australi): 356
3. Max Verstappen (Holandë): 321
4. George Russell (Britani e Madhe): 258
5. Charles Leclerc (Monako): 210
- Ekipet
1. McLaren: 713
2. Ferrari: 356
3. Mercedes: 355
4. Red Bull Racing: 346
5. Williams: 111
