Botërori 2018, sot fillojnë ethet e të tetës së finales
Botërori sjell të shtunën dy super-sfida, Francë-Argjentinë dhe Uruguaj - Portugali

Ankara
ANKARA (AA) – Kampionati Botëror në Futboll, "Rusi 2018", të shtunën vazhdon garat me ndeshjet eliminatore të vlefshme për të tetën e finales, ku në orar janë dy ndeshje, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ndeshjen e parë e cila do të luhet në stadiumin Kazan me fillim në ora 16:00, kombëtarja e Francës do të përballet kundër Argjentinës.
Të njohur si "Les Bleus" (të Kaltërtit), Franca doli fituese e grupit C, ku luajti bashkë me Danimarkën, Perunë dhe Australinë.
Kundërshtari i tyre, Argjentina, u kualifikua me shumë telashe, duke siguruar vendin në mesin e 16 kombëtareve më të mira në ndeshjen e fundit të grupeve kundër Nigerisë, të cilën e mposhti me rezultatin 2:1, në një sfidë plotë emocione dhe një gol të shënuar në fundin e lojës, më saktësisht në minutën e 86-të nga heroi Marcos Rojo.
Ne ndeshjen e dytë të ditës, Uruguai dhe Portugalia do të luftojnë për një vend në çerekfinale.
Uruguai mposhti Rusinë 3-0, për të siguruar vendin e parë në grupin A me nëntë pikë maksimale, ndërkohë që kundërshtari i tyre, Portugalia u kualifikua me shumë mund, duke barazuar me Iranin 1:1, në një ndeshje e cila u luajt në Mordovia Arena.
Në mesin e 16 kombëtareve të fundit ka 10 skuadra evropiane: Portugalia, Franca, Belgjika, Spanja, Rusia, Kroacia, Danimarka, Suedia, Zvicra dhe Anglia, pesë skuadra janë nga Amerika Latine, Brazili, Argjentina, Uruguai, Meksika dhe Kolumbia, dhe vetëm një nga Azia, Japonia.
- Çiftet e të tetës së finales:
- 30 qershor
Francë - Argjentinë 16:00
Uruguaj - Portugali 20:00
- 1 korrik
Spanjë - Rusi 16:00
Kroaci - Danimarkë 20:00
- 2 korrik
Brazil - Meksikë 16:00
Belgjikë - Japoni në 20:00
- 3 korrik
Suedi - Zvicër 16:00
Kolumbi - Angli 20:00
* fituesit kualifikohen në çerekfinale
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.