Associated Press
06 Korrik 2016•Përditësim: 07 Korrik 2016
MOSKË (AA) – Çmimet e biletave për Kampionatin Botëror në Futboll për herë të parë kanë tejkaluar shumën 1.000 dollarë amerikan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të fundit të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), çmimi më i lartë për finalen e kampionatit që do të luhet në Moskë në vitin 2018 do të kushtojë 1.100 dollarë, që ka tejkaluar çmimin prej 990 dollarë, sa ka kushtuar hyrja për finalen e botërorit të luajtur në Rio de Janeiro në vitin 2014.
Ndërkohë, sa i përket vet çmimeve të biletave, ato do të lëvizin mes 445 dhe 710 dollarë përfshirë edhe katër kategoritë të ndryshme të cilat do të jenë në dispozicion vetëm të rusëve si organizatorë të garës. Ata do të mund të blejnë bileta me çmimin prej 110 dollarë.