Can Erözden
01 Tetor 2020•Përditësim: 02 Tetor 2020
Klubi turk i futbollit Medipol Başakşehir do të përballet me kundërshtarë të fortë në garat e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve të UEFA-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Başakşehir do të luajë kundër klubit francez Paris Saint-Germain, ekipit anglez Manchester United dhe atij gjerman RB Leipzig në Grupin H.
Shorti i fazës së grupeve për sezonin 2020-21 u hodh sot në Gjenevë të Zvicrës.
Fituesi dhe vendi i dytë i grupit do të kalojnë në fazën e eliminimeve të Ligës së Kampionëve.
Ekipi në vendin e tretë do të shkojë në Ligën Europa sapo të përfundojë faza e grupeve.