Hüseyin Burak Demirer
15 Maj 2016•Përditësim: 16 Maj 2016
ANKARA (AA) - Ndeshja e javës së 38-të dhe e fundit në Premier Ligën e Anglisë mes Manchester United dhe Bournemouth është shtyrë për shkak të një pakos së dyshimtë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja mes Manchester United i cili lufton për vendin e katërt në Premier Ligë dhe Bournemouth i cili nuk ka asnjë qëllim, nuk u luajt për shkak të pakos së dyshimtë e cila u gjet në tribinën veriperëndimore në stadiumin Old Trafford.
Policia e cila informacionin e mori disa minuta para ndeshjes, vendosi të zbrazë stadiumin për shkaqe sigurie.
Në deklaratën e Premier ligës në rrjetin social Twitter u njoftua se ndeshja është shtyrë për një datë tjetër.