Hüseyin Burak Demirer
25 Qershor 2021•Përditësim: 25 Qershor 2021
Austria do të jetë vendi organizator i garës së 8-të dhe të 9-të të sezonit në Kampionatin Botëror të Formula 1, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gara e 8-të e kampionatit Grand Prix Steiermark dhe gara e 9-të e Austria Grand Prix do të zhvillohen në pistën Red Bull prej 4.3 kilometra në qytetin Spielberg.
Xhirot e renditjes me sfidën prej 71 xhirosh të Steiermark Grand Prix do të fillojnë nesër në orën 15:00 ndërsa gara të dielën më 27 qershor në të njëjtën orë.

Gjithashtu Austria Grand Prix do të mbahet më 3-4 korrik.
Deri më tani Lewis Hamilton, nga ekipi Mercedes dhe Max Verstappen nga Red Bull-Honda kanë nga tre fitore ndërsa Sergio Perez (Red Bull-Honda) ka një fitore.
Klasifikimi i 5 vendeve të para për pilotët dhe ekipet janë si më poshtë:
Klasifikimi i pilotëve
1. Max Verstappen (Holandë): 131 pikë
2. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 119
3. Sergio Perez (Meksikë): 84
4. Lando Norris (Britani e Madhe): 76
5. Valtteri Bottas (Finlandë): 59
- Klasifikimi i ekipeve
1. Red Bull: 215
2. Mercedes: 178
3. McLaren: 110
4. Ferrari: 94
5. AlphaTauri: 45