Emre Aşıkçı
06 Shtator 2021•Përditësim: 06 Shtator 2021
Ylli australian i tenisit Ashleigh Barty u eleminua të dielën nga US Open, transmeton Anadolu Agency (AA).
Barty, tenistja numër 1 në botë në kategorinë e grave, humbi nga tenistja amerikane Shelby Rogers, e renditur në pozitën e 43-të, në New York me rezultatin 6:2, 1:6, 7:6.
Ndërkohë, finalistja e US Open 2016 Karolina Pliskova nga Republika Çeke mundi tenisten australiane Ajla Tomljanoviç pa humbur set, ndërsa lojtarja polake Iga Swiatek mposhti tenisten estoneze Anett Kontaveit, duke kaluar në raundin e katërt.
Fituesja e medaljes së artë olimpike të Tokios Belinda Bencic dhe finalistja e French Open Anastasia Pavlyuchenkova gjithashtu kaluan në raundin e radhës.
Ukrainasja Elina Svitolina mposhti yllin rumun Simona Halep, duke kaluar në çerekfinale.
Në kategorinë e meshkujve, tenisti serb Novak Gjokoviç u kualifikua në raundin e radhës pasi mposhti tenistin japonez Kei Nishikori 6:7, 6:3, 6:3, 6:2.
Lloyd Harris, Alexander Zverev, Daniil Medvedev dhe Jannik Sinner mposhtën kundërshtarët e tyre për të kaluar në raundin e katërt.
Tenisti rus Medvedev kaloi në çerekfinale pasi mundi britanikun Daniel Evansin pa humbur set, në një orë e 43 minuta.
Medvedev do të përballet me tenistin holandez Botic van de Zandschulp.