Sport

Arsenal triumfon në finalen e FA Cup, mposht Chelsea-n me rezultat 2-1

Topçinjtë për të 14-tën herë triumfuan në finalen e FA Cup, me dy golat e sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang

Emre Aşıkçı  | 01.08.2020 - Përdıtësım : 02.08.2020
Arsenal triumfon në finalen e FA Cup, mposht Chelsea-n me rezultat 2-1 Foto: AA/Arhiv

Ankara

Arsenali triumfoi për të 14-tën herë në finalen e FA Cup, duke mposhtur sot Chelsea-n me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në Wembley, transmeton Anadolu Agency (AA).

Chelsea hapi ndeshjen me golin e sulmuesit Christian Pulisic në minutën e 5-të.

Topçinjtë barazuan lojën në minutën e 28-të kur sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang vendosi topin në rrjetën e Blues nga goditja e dënimit.

Goli i dytë i Aubameyang i shënuar në minutën e 67-të solli fitoren për Arsenalin.

Mesfushori kroat në radhët e Chelsea, Mateo Kovacic, u dërgua me karton të kuq në minutën e 73-të.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın