Abdulkadir Karakaya
03 Gusht 2020•Përditësim: 04 Gusht 2020
Futbollisti i kombëtares së Sllovakisë dhe ekipit grek PAOK, Miroslav Stoch, ka dalë pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Stoch përmes Instagram-it theksoi se është testuar dhe rezultatet treguan se është pozitiv ndaj koronavirusit.
Ish-futbollisti 30 vjeçar i Chelsea dhe Fenerbahçes theksoi se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
"Nuk kam kurrfarë probleme dhe besoj se në kohën sa më të shkurtër do të kthehem në terren. Rezultatet e mostrave të familjes time dhe bashkëlojtarëve janë negative. Do t’i dëgjoj mjekët dhe do të qëndrojë në shtëpi", shkroi Stoch.