Ahmet Dursun
03 Gusht 2020•Përditësim: 04 Gusht 2020
Në Iran, 215 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e kaluara në vend janë regjistruar 2.598 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 312.035, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 17.405.
Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 270.228 persona, ndërkohë që 4.104 pacientë janë në gjendje kritike.
Sipas saj, në Iran deri më tani janë kryer 2.534.658 teste për COVID-19.