Sport

Arsenal: Petr Cech në fund të sezonit shkon në pension

Pasi kam luajtur 15 sezone në Premier ligë dhe fitova të gjitha trofetë e mundshme, ndjehem sikur kam arritur gjithçka që mund të arrihet, ka thën Cech

Dejan Maksimoviç  | 15.01.2019 - Përdıtësım : 16.01.2019
Arsenal: Petr Cech në fund të sezonit shkon në pension

Londër

LONDËR (AA) - Portieri çek Petr Cech (36) njoftoi se në fund të sezonit do të përmbyllë karrierën profesionale të futbollit, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Pasi kam luajtur 15 sezone në Premier ligë dhe fitova të gjitha trofetë e mundshme, ndjehem sikur kam arritur gjithçka që mund të arrihet. Do të vazhdoj me përkushtim të punoj në Arsenal, duke shpresuar se do të arrij të fitoj edhe një tjetër trofe këtë sezon", ka thënë Cech për mediat.

"Ky është sezoni im i 20-të profesional. Kaluan 20 vite që kur nënshkrova kontratën e parë profesionale, kështu mendoj se ka ardhur momenti i duhur t'ju informoj se do të tërhiqem. Më gëzon fakti se do të mund të shoh se çfarë më ofron jeta jashtë fushës së futbollit", shtoi ai.

Cech karrierën profesionale e filloi në klubin çek Chmel Bishany prej ku shkoi në Spartë. Më pas kaloi në klubin francez Rennes, prej ku në vitin 2004 erdhi në Chelsea.

Pas 11 sezoneve në Chelsea, në vitin 2015 vendosi që karrierën ta vazhdojë në radhët e rivalit të qytetit Arsenal. Për "topxhinjë" mbrojti portën në 129 ndeshje, kurse për përfaqësuesen çeke ka mbrojtur 124 ndeshje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın