Emre Aşıkçı
16 Dhjetor 2020•Përditësim: 17 Dhjetor 2020
Mesfushori i ekipit japonez të futbollit Vissel Kobe, Andres Iniesta u diagnostikua me këputje të muskujve të kofshës së djathtë proksimale, njoftoi klubi, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ne kryem operacionin nën drejtim të mjekut të ekipit të Vissel Kobe në spitalin e qytetit të Barcelonës më 15 dhjetor dhe patëm sukses . Për 4 muaj është caktuar periudha e rimëkëmbjes", tha Vissel Kobe në faqen e tyre të internetit.
Ylli spanjoll i futbollit Iniesta u dëmtua në ndeshjen kundër ekipit Suwon Samsung të Koresë së Jugut gjatë çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve Aziatikë më 10 dhjetor.
Iniesta për Barcelonën ka shënuar 57 gola dhe ka dhënë 139 asiste në 674 ndeshje.
Gjatë periudhës së tij 16-vjeçare në Barcelonë, Iniesta fitoi 9 kampionate të La Liga-s, 4 tituj të Ligës së Kampionëve, 3 Super Kupa të UEFA-s, 3 Kupa Botërore të Klubeve FIFA, 6 Kupa spanjolle dhe 7 Super Kupa spanjolle.
Ai shënoi golin e vetëm kur kombëtarja e tij mposhti Holandën në finalen e Kupës së Botës të vitit 2010.