Sport

Andrea Pirlo emërohet menaxher i ri Juventusit

Pirlo nënshkroi kontratë 2-vjeçare me klubin nga Torino

Muhammed Enes Çallı   | 09.08.2020
Andrea Pirlo emërohet menaxher i ri Juventusit Foto: AA/Arhiv

Ankara

Andrea Pirlo nënshkroi sot një kontratë 2-vjeçare me Juventusin për të qenë menaxheri i tyre i ri pas largimit të Maurizio Sarrit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Juventus shkarkoi menaxherin italian Sarri një ditë pasi u eliminuan nga Olympique Lyon në eliminatoret e Ligës së Kampionëve.

''Sot fillon një kapitull i ri i karrierës së tij në botën e futbollit, siç u tha rreth një javë më parë: nga Maestro te Mister', thuhet në njoftimin e Juventus.

"Nga sot ai do të jetë trajneri i Juventusit, pasi klubi ka vendosur t'i besojë atij udhëheqjen teknike të ekipit të parë, pasi tashmë e ka zgjedhur atë për klubin e Juventusit nën 23 vjeç", shtohet në njoftim.

Muajin e kaluar, Pirlo u emërua trajner kryesor i ekipit nën 23 vjeç të klubit.

Ish-mesfushori legjendar ngriti trofe të mëdha gjatë karrierës së tij si lojtar, përfshirë Kupën e Botës 2006 dhe dy tituj të Ligës së Kampionëve.

Menaxheri 41-vjeçar italian gjithashtu luajti katër vjet me skuadrën e Torinos nga viti 2011 deri në vitin 2015 dhe e drejtoi skuadrën në katër tituj në Serie A, një trofe të Kupës së Italisë dhe dy tituj të Superkupës së Italisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın