Berad Büyük
08 Gusht 2020•Përditësim: 09 Gusht 2020
I jepet fund detyrës së trajnerit Maurizio Sarri te ekipi i Juventusit, një prej ekipeve të ligës së parë të futbollit (Serie A) në Itali, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga klubi, trajnerit 61-vjeçar i shprehën falenderimt për kontributin në kampionatin e fundit nga 9 kampionatet e fituara njëra pas tjetrës.
Ekipi italian, i cili u bë kampion në ligë, i dha lamtumirën turneut pas eliminimit përballë Olympique Lyon të Francës në raundin e 16 të Ligës së Kampionëve UEFA.
Sarri, vitin e kaluar kishte nënshkruar marrëveshje 3 vjeçare me Juventus. Ai më parë ka kryer detyrën e trajnerit në ekipe si Pescara, Arezzo, Avellino, Verona, Perugia, Alessandria, Sorrento, Empoli, Napoli dhe Chelsea.
Gjatë periudhës së detyrës tek Napoli në vitin 2017, Sarri u zgjodh trajneri më i mirë i Serie A, ndërsa në sezonin 2018-19 fitoi me Chelsea-n kupën e Ligës Evropiane UEFA.