Muhammed Enes Çallı
14 Shtator 2021•Përditësim: 15 Shtator 2021
Klubi i basketbollit Fenerbahçe Beko njoftoi largimin e basketbollistit turk Ali Muhammed, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pasi u transferua nga Pınar Karşıyaka në vitin 2015, lojtari 38-vjeçar ndihmoi Fenerbahçe Bekon të fitonte katër trofe të ligës turke dhe një titull të Ligës Evropiane Turkish Airlines
Klubi turk falënderoi Ali Muhammedin në një deklaratë për kontributin e tij në ekip dhe i uroi suksese për pjesën tjetër të karrierës së tij, duke e quajtur atë një lojtar "të paharrueshëm".