Emre Aşıkçı
23 nëntor 2020•Përditësim: 24 nëntor 2020
AC Milan ka mposhtur Napolin me rezultatin 3-1 në stadiumin San Paolo të Napolit të dielën vonë në Serie A të Italisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zlatan Ibrahimoviç shënoi golin e parë në minutën e 20-të, dhe pjesa e parë përfundoi 1-0.
Ylli suedez dyfishoi epërsinë në minutën e 55-të, por tetë minuta më vonë, Dries Mertens i Napolit shënoi për të ngushtuar epërsinë.
Mesfushori francez i klubit të Napolit, Tiemoue Bakayoko, mori karton të kuq për një ndërhyrje në kundërshtarin e tij në minutën e 65-të.
Sulmuesi norvegjez Jens Petter Hauge çoi rezultatin në 3-1 me një gol në kohën shtesë.
Milani ka shtuar pikët në 20 dhe mbetet lider në Serie A.
Napoli aktualisht është në vendin e gjashtë me 14 pikë.
Ndërkohë, në një ndeshje tjetër të kampionatit, Sassuolo mposhti Hellas Verona-n me rezultatin 2-0 dhe tani renditet në vendin e dytë me 18 pikë.
Rezultatet në Serie A:
Crotone - Lazio: 0-2
Spezia - Atalanta: 0-0
Juventus - Cagliari: 2-0
Fiorentina - Benevento: 0-1
Inter Milan - Torino: 4-2
Roma - Parma: 3-0
Sampdoria - Bologna: 1-2
Hellas Verona - Sassuolo: 0-2
Udinese - Genoa: 1-0
Napoli - Milan: 1-3