Abu Dhabi, ndalesa e radhës në Formula 1
Para garës së fundit, piloti i McLaren-it, britaniku Lando Norris me 408 pikë të grumbulluara gjendet në vend të parë në klasifikimin e pilotëve
Stamboll
Kampionati Botëror në Formula 1 do të vazhdojë me garën e 24-t dhe të fundit të sezonit me Çmimin e Madh (Grand Prix) të Abu Dhabi-t, raporton Anadolu.
Gara do të zhvillohet me 58 xhiro në pistën "Yas Marina" me gjatësi prej 5.2 kilometrash në ishullin Yas të Abu Dhabi-t në Emiratet e Bashkuara Arabe. Xhirot e renditjes do të mbahen nesër në orën 15:00 ndërsa gara të dielën më 7 dhjetor në orën 14:00.
Para garës së fundit, piloti i McLaren-it, britaniku Lando Norris, me 408 pikë të grumbulluara gjendet në vend të parë në klasifikimin e pilotëve.
Piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen, pas fitores së javës së kaluar në Katar, arriti në 396 pikë dhe u ngjit në vend të dytë. Ndërkaq, në vend të tretë ndodhet piloti australian i McLaren-it, Oscar Piastri me 392 pikë.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipet përpara të Grand Prix-it të Abu Dhabi-t janë si në vijim:
- Pilotët:
1. Lando Norris (Britani e Madhe): 408 pikë
2. Max Verstappen (Holandë): 396
3. Oscar Piastri (Australi): 392
4. George Russell (Britani e Madhe): 309
5. Charles Leclerc (Monako): 230
- Ekipet:
1. McLaren: 800
2. Mercedes: 459
3. Red Bull Racing: 426
4. Ferrari: 382
5. Williams: 137
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
