Sport

Aaron Ramsey në verë kalon në Juventus

Ekipi nga Torino zyrtarisht ka konfirmuar marrëveshjen katërvjeçare me 28 vjeçarin Ramsey, e cila do të hyjë në fuqi më 1 korrik të këtij viti

Mutlu Demirtaştan   | 12.02.2019
Aaron Ramsey në verë kalon në Juventus

Torino

TORINO (AA) - Aaron Ramsey në verë do të braktisë Arsenalin për të kaluar në radhët e Juventusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mesfushori i londinezëve tashmë ka dakorduar kalimin e tij në Juventus, fanellën e të cilit do ta veshë në katër vitet e ardhshme.

Ekipi nga Torino zyrtarisht ka konfirmuar marrëveshjen katërvjeçare me 28 vjeçarin Ramsey, e cila do të hyjë në fuqi më 1 korrik të këtij viti.

Pasi nuk arriti të dakordohet me Arsenalin për mbetjen e tij në Londër, ku luan që nga viti 2008, ai vendosi për një transferim te “Zonja e Vjetër”, e cila u shfaq më e vendosur për ta marrë në radhët e veta.

Ramsey është dakorduar për një kontratë të vlefshme rreth 400 mijë sterlina në javë, me çka do të bëhet lojtari i dytë më i shtrenjtë i klubit, menjëherë pas Cristiano Ronaldos, i cili merr 100 mijë sterlina më shumë.

Lojtari nga Uellsi në fanellën e Arsenalit ka regjistruar 361 paraqitje në të cilat ka shënuar 62 gola dhe 64 asistime.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın