Kasım İleri
12 Maj 2016•Përditësim: 12 Maj 2016
WASHINGTON (AA) - Hulumtimi i kompanisë amerikane Clear Labs ka treguar praninë e ADN-së së njeriut dhe mish miu në hamburgerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Clear Labs me seli në Kaliforni ka hulumtuar 258 mostra "të mishit të grirë, qofteve të ngrira, burgerëve dhe burgerëve vegjetarian" 79 brende dhe 22 tregtarë të pavarur me ushqime.
"Edhe pse e pakëndshme, prania e ADN-së njerëzore apo ADN-së së miut nuk është e dëmshme për shëndetin e njeriut, nëse nuk kalon sasinë e lejuar," thuhet në raport.
Më tej shtohet se "prania e ADN-së së njeriut është e mundshme të shkaktohet nga prekja me shuplakë, kurse ADN-ja e miut supozohet të jetë për shkak të jashtëqitjes së saj".