Adem Şalvarcıoğlu
14 Maj 2016•Përditësim: 15 Maj 2016
XHAKARTË (AA) – Në Singapor është paraqitur rasti i parë i virusit të rrezikshëm Zika, raporton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale, duke iu referuar Ministrisë së Shëndetësisë së Singaporit, theksojnë se virusi Zika është zbuluar tek një person i cili nga 27 marsi deri më 7 maj ka udhëtuar në Brazil. E gjithë zona ku ka jetuar personi është vënë në karantinë.
Rreth 800 ndërtesa, në mesin e të cilave edhe shkolla, gjenden në këtë rajon, ndërsa dy javë do të zgjasë dezinfektimi i këtij rajoni.
Më herët Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konfirmoi se virusi, të cilën e bart mushkonja aedes, është përgjegjës për numrin e madh të foshnjeve mikrocefalike që lindin me kokë të vogël dhe tru të pazhvilluar.
Virusi nga viti 2007 deri në vitin 2016 është shfaqur në 44 vende të botës. Për herë të parë është shfaqur në Ugandë në vitin 1947 tek majmunët.