Elena Teslova
13 Prill 2018•Përditësim: 14 Prill 2018
MOSKË (AA) – Në një mosmarrëveshje mbi qasjen e mesazheve për të luftuar terrorizmin, një urdhër i gjykatës ruse sot ka bllokuar aplikacionin e mesazheve Telegram, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vendimi i gjyqtares së Moskës, Yulia Smolina, imponon kufizim në qasjen në Telegram dhe ndalon ofrimin e mbështetjes teknike për transmetimin e mesazhit në mënyrë që të përmbushë kërkesat e vëshguesit rus të komunikimit Roskomnadzor.
Smolina tha se vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në fuqi derisa zhvilluesit e Telegramit të sigurojnë Shërbimin Federal të Sigurië të Rusisë (FSB) me një çelës enkriptimi.
FSB pretendon se grupet terroriste ndërkombëtare përdorin në mënyrë aktive bisedat sekrete të Telegramit me nivele të larta të enkriptimit. Ky shërbim federal rus tha se aplikacioni u përdor për përgatitjen e sulmit në prill të vitit 2017 në Shën Petersburg.
FSB poashtu i kërkoi Telegramit të sigurojë çelësin e kodimit për dekodimin e porosive, por një gjë e tillë u refuzua me arsyen se të dhënat personale të përdoruesve janë të mbrojtura.