Elena Teslova
30 Dhjetor 2015•Përditësim: 30 Dhjetor 2015
MOSKË (AA) - Zëvendëskryeministri i Rusisë, Dimitri Rogozin njoftoi se kanë filluar ti dërgojnë Iranit sistemet e raketave të mbrojtjes ajrore S-300, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e tij për kanalin televiziv Rossiya-24, Rogozin duke theksuar se marrëveshja e nënshkruar me Iranin për shitjen e raketave S-300 ka hapur mundësi të reja mes dy vendeve, tha se: ''Kjo marrëveshje zbatohet dhe pagesa është duke u realizuar. Edhe dorëzimi po kryhet''.
Mes Iranit dhe Rusisë në vitin 2011 ishte arritur marrëveshja në lidhje me shitjen e tre sistemeve të raketave S-300, por për shkak të sanksioneve ndaj Iranit në lidhje me programin bërthamor, qeveria e Moskës kishte ndërprerë marrëveshjen.
Rreth programin bërthamor të Iranit, pas marrëveshjes kornizë e nënshkruar mes qeverisë së Teheranit, anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermanisë (P5+1), Rusia përsëri kishte pranuar shitjen e raketave.