Rusia: Diga në Belgorod e dëmtuar nga sulmi ukrainas
Guvernatori i rajonit të Belgorodit paralajmëroi se rreth 1.000 civilë mund të preken në rast të shpërthimit të digës.
Moskë
Diga e rezervuarit të Belgorodit është dëmtuar në një sulm ukrainas të shtunën, tha guvernatori rajonal, Vyacheslav Gladkov, transmeton Anadolu.
“Si rezultat i sulmit të Ukrainës, ka dëme në digën e rezervuarit të Belgorodit”, tha Gladkov.
Një sulm i përsëritur në digë mund të prekë të paktën 1.000 njerëz, paralajmëroi ai.
“Nëse kjo ndodh përsëri, do të përbëjë një kërcënim të përmbytjes së zonave të luginës së lumit në anën e rajonit të Kharkivit dhe disa rrugëve të vendbanimeve tona ku jetojnë rreth 1.000 banorë”, shtoi Gladkov.
Ukraina ende nuk i ka komentuar pretendimet e Rusisë dhe verifikimi i pavarur është i vështirë për shkak të konfliktit në vazhdim.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
