Cüneyt Karadağ
07 Shkurt 2016•Përditësim: 08 Shkurt 2016
BERLIN (AA) - Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier ka dënuar ashpër testimin e raketës balistike me rreze të gjatë të Koresë së Veriut duke e vlerësuar këtë veprim si "provokim të papërgjegjshëm", raporton Agjencia Anadolu (AA).
"Koreja e Veriut edhe një herë tregoi se ajo ka zhvlerësuar paralajmërimet e komunitetit ndërkombëtar. Testimi i raketës balistike është akt i papërgjegjshëm dhe provokues. Me këtë edhe një herë ka shkelur rëndë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ndërsa siguria rajonale përsëri u vu në rrezik", tha Steinmeier në një reagim me shkrim.