Politikë

BE kërkon bashkëpunim kundër ndryshimeve klimatike

"Bota po afrohet 'rrezikshëm' afër ngrohjes globale 1.5 gradë Celsius", paralajmëron presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Ömer Tuğrul Çam, Ata Ufuk Şeker  | 23.04.2021 - Përdıtësım : 23.04.2021
BE kërkon bashkëpunim kundër ndryshimeve klimatike

Ankara

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë bërë thirrje për angazhim dhe veprim të përbashkët në të gjithë botën për të ulur emetimet deri në vitin 2030 në luftën kundër ndryshimeve klimatike, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Sot ne duhet të forcojmë unitetin global rreth synimeve të reja ambicioze", tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Samitin virtual të udhëheqësve për Klimën të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, duke vënë në dukje se kishin kaluar 5 vjet që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Parisit.

Duke paralajmëruar se bota po afrohej "në mënyrë të rrezikshme" afër 1.5 gradë Celsius të ngrohjes globale, ajo theksoi se për shkak të kësaj, ka ardhur koha për veprime të freskëta klimatike.

Ajo nënvizoi se në takimin e ardhshëm të COP26 në Glasgow, bota duhet të tregojë se e kupton që Marrëveshja e mëparshme e Parisit "është sigurimi i jetës së shkencave humane".

"Shkenca na thotë se nuk është ende vonë, por ne duhet të ngutemi", shtoi Von der Leyen.

Duke potencuar përpjekjet për të trajtuar efektet negative të ndryshimeve klimatike, ajo përmendi Marrëveshjen e Re të Gjelbër Evropiane dhe Ligjin e parë të Klimës të kontinentit që kaloi kohët e fundit si dhe qëllimet e bllokut në trajtimin nga dëmet e rëndësishme të emetimeve.

Presidentja e KE-së gjithashtu vuri në dukje se vendet e BE-së kishin rënë dakord deri në vitin 2030 të zvogëlojnë emetimet e tyre të gazeve serrë në 55 për qind nën nivelin e tyre të vitit 1990.

"Veprimi për klimën është një mundësi masive për ekonomitë, krijon tregje të reja dhe mobilizon investime të reja, duke transformuar industri dhe hap rrugën e inovacioneve për një të ardhme më të shëndetshme dhe më të prosperuar", shtoi ajo.

'Ne jemi gati të marrim përgjegjësi'

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se bota aktualisht po përballet me një sfidë të madhe përballë ndryshimeve klimatike dhe se meqenëse përdorimi i karburanteve fosile nuk është i qëndrueshëm, njerëzimi duhet t'i përshtatet vetes në një situatë të re.

"Në dhjetor 2019, udhëheqësit u angazhuan për neutralitetin e klimës deri në vitin 2050 dhe ne ishim ekonomia e parë e madhe që morëm një vendim kaq të guximshëm", tha Michel.

Ai theksoi se kishin vendosur të alokonin të paktën 100 miliardë euro në vit për "financimin e klimës" dhe tha se prisnin që vendet e zhvilluara të rrisnin kontributet e tyre.

Duke deklaruar se si BE, ata duan të vendosin një mekanizëm të rregullimit të karbonit në kufijtë e tyre, Michel tha se kjo ishte e nevojshme për konkurrencën në kushte të barabarta dhe duhet të jetë në përputhje me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë.

Ai shtoi se me synimin për të qenë një partner i fortë dhe besnik, blloku është i përgatitur të bashkojë forcat me të gjithë partnerët globalë dhe të marrë përgjegjësinë për mirëqenien e njerëzimit dhe planetit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.