Hülya A. Gündüzalp,İlhan Toprak
18 Shkurt 2016•Përditësim: 18 Shkurt 2016
ANKARA (AA) - Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka patur një telefonatë me kancelaren gjermane Angela Merkel, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e presidencës theksohet se në bisedën telefonike të zhvilluar mëngjesin e sotëm kancelarja gjermane Merkel ka dënuar sulmin e djeshëm terrorist në Ankara dhe i ka përcjellë ngushëllimet presidentit turk Erdogan.
Merkel ka vënë në dukje se Gjermania në çështjen e luftës kundër terrorizmit ndodhet në anën e Turqisë dhe gjithashtu ndanë dhimbjen me popullin turk.