Rustam Mikayilli
26 Nëntor 2015•Përditësim: 26 Nëntor 2015
VILNIUS (AA) - Ministria e Jashtme e Lituanisë i ka dorëzuar një notë proteste Ministrisë së Jashtme ruse me arsyetimin se merr pagesë nga kamionët në autostradën mes dy vendeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Lituanisë për agjencinë kombëtare të lajmeve BNS theksohet se marrja e pagesës ndaj mjeteve të transportit në zonat kufitare nga Rusia shqetëson Lituaninë.
Në deklaratë ndër të tjera theksohet se ky zbatim është në kundërshtim me kushtet e marrëveshjes në lidhje me trasportin tokësor ndërkombëtarë të nënshkruar në vitin 1993 dhe të marrëveshjes së bashkëpunimit dypalësh në sektorin e transportit të nënshkruar në 1992 mes Lituanisë dhe Rusisë.
Rusia që nga 15 nëntori kishte nisur të merrte pagesë për mejtet mbi 12 tonë në rrugët federale.