Bedrudin Brlyavac
26 shtator 2015•Përditësim: 26 shtator 2015
SARAJEVË (AA) - Kryeministri suedez, Stefan Lofven deklaroi se Suedia po përballet me rritje të përnjëhershme të azilkërkuesve gjatë disa muajve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Kemi rritje dramatike të azilkërkuesve. Prandaj kam kërkuar nga Ministria e Migrimit që urgjentisht të ndërmerren masa", tha dje Lofven për mediat suedeze para debatit në Parlament rreth krizës së refugjatëve.
Ai theksoi se është shumë me rëndësi që njerëzit që vijnë në Suedi të kenë kulm mbi kokë dhe gjitha nevojat tjera të nevojshme.
"Refugjatët duhet të kenë kulm mbi kokë, ndërsa fëmijët doemos duhet të shkojnë në shkollë", tha kryeministri suedez.
Ndërkohë, Suedia shquhet si vend në të cilin refugjatët dhe emigrantët janë trajtuar mirë.
Suedia deri në fund të vitit 2015 duhet të pranojë rreth 74.000 azilkërkues.