Kuajt e Kapadokyas, pjesë e historisë shekullore
- E vendosur brenda kufijve të Nevşehirit, Kapadokya shquhet jo vetëm për formacionet e saj natyrore, por edhe për trashëgiminë e saj të pasur kulturore

Shkup
SHKUP (AA) - Fotoreporteri i Agjencisë Anadolu ka kapur momente të vizitorëve duke kalëruar në Kapadokya, e cila ka një vend të veçantë për kuajt gjatë gjithë historisë, në provincën Nevşehir të Turqisë.
Vizitorët e rajonit mund të marrin pjesë në turne me kuaj që mbahen në luginat e gjera, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes.
E vendosur brenda kufijve të Nevşehirit, Kapadokya shquhet jo vetëm për formacionet e saj natyrore, por edhe për trashëgiminë e saj të pasur kulturore.
Turistët që vizitojnë qendrat në Kapadokya, të zbukuruara me pasuri natyrore, kulturore dhe historike, kanë mundësinë të shikojnë peizazhin nga qielli duke marrë pjesë në një tur me balona me ajër të nxehtë, një nga simbolet e vendit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.