Aişe Hümeyra Bulovalı
10 Shkurt 2021•Përditësim: 11 Shkurt 2021
Është caktuar juria për konkursin ndërkombëtar të fotografive për lajme "Istanbul Photo Awards 2021" i cili këtë vit organizohet për herë të shtatë nga Anadolu Agency (AA).
Këtë vit në juri marrin pjesë, fotoreporteri i Agjencisë NOOR Yuri Kozyrev, shpjeguesi viziv Marion Mertens, drejtor i AFP-së për Shpërndarjen e Fotografive dhe Zhvillimin e Biznesit Michel Scotto, fotoreporterja amerikane dhe autore Deborah Copaken, fotografi kryesor i sportit në Getty Images, Cameron Spencer, fotoreporteri Ahmet Sel, kryeredaktori i Departamentit të Lajmeve Vizuale të AA-së, Hasan Öymez dhe Fırat Yurdakul, redaktor i fotografive në AA.
Gjithashtu, jurisë së konkursit këtë vit i është bashkuar edhe Goran Tomasevic, fotoreporteri i Reutersit i cili ka dokumentuar për më shumë se 20 vite ngjarje në mbarë botën.
Fotografitë e shkrepura në rajonet e luftës si në Ballkan, Irak, Afganistan, Libi, Siri si dhe punimet e zhvilluara në Afrikë nga Tomasevic të cilat dëshmojnë historinë publikohen në kanale ndërkombëtare.
Fotografitë e Tomasevic të cilat janë fituese të shumë çmimeve nga konkurse të rëndësishme si "Pulitzer", "World Press", u ekspozuan në vitin 2012 në Galerinë e Fotografive të Çekisë, në vitin 2014 në Klubin e Gazetarëve të Huaj në Hong Kong si dhe shumë herë në festivalin Visapour l'Image i cili zhvillohet çdo vit në Perpignan.
Takimi i jurisë së konkursit që do të mbahet me pjesëmarrjen e qindra fotografëve profesionistë nëpër botë çdo vit, do të mbahet në internet gjatë datave 4, 5 dhe 6 maj.
Më 11 maj do të shpallen fituesit pas procesit të eliminimeve që do të ndiqen nga plaftorma e përgatitur posaçërisht për garën nga ekipi i AA-së.
Ndërsa informacionet lidhur me anëtarët e jurisë së përbërë nga emra prestigjiozë të botës së fotografisë mund të arrihen nga adresa "www.istanbulphotoawards.com/Jury/".
Aplikimi i fundit për garën më 18 mars
Afati i fundit i aplikimit në garë është 18 mars dhe aplikimet mund të bëhen nga adresa "www.istanbulphotoawards.com".
Pjesëmarrësit në konkurs mund të aplikojnë me fotografitë e tyre për vitin 2020 në gjashtë kategori, në "lajm tek", "lajm seri", "sport tek" dhe "sport seri", "Portret seri" dhe "Jeta e përditshme seri".
Fotoreporteri që ka shkrepur "Fotografinë e Vitit" e cila është çmimi i madh i konkursit, do të fitojë një çmim prej 6.000 dollarë.
Për të parët e kategorive do të jepet një çmim nga 3.000 dollarë, për të dytët nga 1.500 dollarë dhe për të tretët nga 1.000 dollarë. Ndërsa për të parët në kategoritë "Jeta e përditshme seri" dhe "Portret seri" do të jepet vetëm çmimi i vendit të parë.