Bota

Shpallen fituesit e konkursit "Istanbul Photo Awards 2020"

Në platformën online të vlerësimit për konkursin e përgatitur nga ekipi i Teknologjive të Informacionit të AA-së, në kategorinë "Lajm tek" mori çmimin e parë fotografia e Yik Fei Lam e titulluar "Protestat e Hong Kong"

Aişe Hümeyra Bulovalı  | 30.06.2020 - Përdıtësım : 02.07.2020
Shpallen fituesit e konkursit "Istanbul Photo Awards 2020"

Stamboll

Fotografia e fotoreporterit Yık Fei Lam u zgjodh Fotografia e Vitit 2020 në konkursin "Istanbul Photo Awards", të organizuar nga Anadolu Agency (AA) për të mbështetur fotoreporterët.

Në platformën online të vlerësimit për konkursin e përgatitur nga ekipi i Teknologjive të Informacionit të AA-së, në kategorinë "Lajm tek" mori çmimin e parë fotografia e Yik Fei Lam e titulluar "Protestat e Hong Kong".

Juria ndërkombëtare u takua online më 24-25 qershor, ku përcaktuan më të mirët e vitit në katër kategori, edhe atë në kategoritë "Lajm tek", "Lajm seri", "Sport tek" dhe "Sport seri".

Gara u organizua nën sponsorizimin e Turkish Airlines (THY), ndërsa jep një përmbledhje të ngjarjeve të vitit 2019 nga Hong Kong-u e deri në Gaza.

Në kategorinë e "lajmit tek", fotografia e fotoreporterit të AFP-së Mahmoud al-Hams, titulluar "Funeral në Gaza" ku shihen vajza të vogla duke qarë, u rendit e dyta, ndërsa iftari mes rrënojave në Palestinë të fotoreporterit të Reuters Ibraheem Abu Mustafa fitoi çmimin e tretë.

Vendin e parë në kategorinë "Lajm seri" e fitoi Valerio Bispuri

Seria e fotografive e Valerio Bispuri titulluar "I dënuar" nga burgjet në Itali fitoi çmimin e parë në kategorinë e "Lajm seri".

Seria e fotografive e Yik Fei Lam, fituesi i "fotografisë së vitit" dhe veprat e të cilit janë publikuar në The New York Times, The Guardian, Financial Times, u bë i dyti në kategorinë e "lajm seri", me fotografi nga protestat në Hong Kong. Vendin e tretë e fitoi Alain Schroeder me serinë e titulluar "Shpëtimi i orangutanëve", që tregon përpjekjet e shpëtimit me orangutanët e nxjerrur me forcë nga pyjet e shiut.

Fotoreporteri i Gazeta Wyborcza në Poloni, Jakup Porzycki fitoi çmimin e parë në kategorinë "sport tek" me fotografinë e titulluar "gjimnastët.

Çmimin e dytë në këtë kategori e fitoi Richard Heathcote, fotoreporteri i Getty Images, me fotografinë e titulluar "Dy herë kampion", nga ndeshja kthyese boks mes Andy Ruiz Jr. dhe Anthony Joshua. Çmimin e tretë Andrea Staccioli, fotoreporteri i Insidefoto me titullin "Zhytës".

Në kategorinë "Sport seri" të Istanbul Photo Awards, fotoreporteri i Getty Images, Adam Pretty fitoi çmimin e parë me seria e titulluar "Fillimi i ngjitjes sportive në Lojërat Olimpike". Vendin e dytë e mori me serinë atletëve paralimpikë. Fotoreporteri i AFP-së Franck Fife nga ana tjetër u rendit i treti me serinë e "Gara e Biçikletave Titan".

Fituesi i çmimit "Fotografia e Vitit", do të shpërblehet me 8.000 dollarë, përderisa fituesit në kategoritë tjerë do të shpërblehen me nga 5.000 dollarë, vendet e dyta me nga 3.000, kurse vendet e treta me nga 1.500 dollarë.

Informacion të detajuar rreth fotografitë fituese mund të merren nga ueb-faqja "http://istanbulphotoawards.com/".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın