Turqia

Istanbul Photo Awards 2020 hap ekspozitën e parë në Ankara

Ekspozita me fotografitë e shpërblyera të konkursit ndërkombëtar do të jetë e hapur deri më 22 nëntor

Yasemin Kalyoncuoğlu  | 22.10.2020 - Përdıtësım : 23.10.2020
Istanbul Photo Awards 2020 hap ekspozitën e parë në Ankara ( Özge Elif Kızıl - Anadolu Agency )

Ankara

Ekspozita e parë me një përzgjedhje fotografish të shpërblyera në konkursin ndërkombëtar të fotografisë Istanbul Photo Awards 2020, organizuar nga Anadolu Agency (AA) dhe sponsorizuar nga Turkish Airlines (THY), u hap për vizitorët në kryeqytetin turk Ankara.

Istanbul Photo Awards 2020 hap ekspozitën e parë në Ankara

Ekspozita e parë me një përzgjedhje fotografish të shpërblyera në konkursin ndërkombëtar të fotografisë Istanbul Photo Awards 2020, organizuar nga Anadolu Agency (AA) dhe sponsorizuar nga Turkish Airlines (THY), u hap për vizitorët në kryeqytetin turk Ankara. ( Özge Elif Kızıl - Anadolu Agency )

Ekspozita është hapur në një qendër tregtare brenda stacionit të trenit të shpejtë dhe do të jetë e hapur deri më 22 nëntor.

Fotografia "Protestat e Hong Kongut" nga fotoreporteri Yik Fei Lam për New York Times fitoi çmimin "Fotografia e Vitit" në Istanbul Photo Awards 2020.

Më shumë se 10 mijë fotografë nga afërsisht 100 vende kishin aplikuar në konkurs, në të cilën u vlerësuan fotografi të vetme dhe serike në fushën e lajmeve dhe sportit.

Dymbëdhjetë çmime u ndanë për punime që trajtonin protesta, konflikte, katastrofa mjedisore, aktivitete sportive dhe tregime njerëzish në vende të ndryshme, nga Palestina në Indonezi.

Njoftimet për vitin 2021 të konkursit, në të cilin çdo vit aplikojnë fotografë të njohur profesionistë nga e gjithë bota, do të bëhen në ditët në vijim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın